18 Prill 2024

AKK, 186 zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 14 prill - Agjencia kosovare kundër korrupsionit njoftoi të mërkurën se nga 1.560 zyrtarë të lartë publik sa janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, 1.374 ose 88.07 % e tyre e kanë kryer këtë obligim, ndërkaq 186 ende nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre, obligim ky i paraparë me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave.

Sipas një njoftimi për media, AKK bëri të ditur se afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të institucioneve publike të Republikës së Kosovës i paraparë me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave ka përfunduar më 31 mars 2010.

AKK njoftoi se në mesin e zyrtarëve të lartë publik të cilët e kanë deklaruar pasurinë janë edhe udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës si: presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri, dy zv/kryeministrat.

Ndërkaq, prej ministrave, pasurinë e tyre e kanë deklaruar 16 nga 17 ministra sa e përbëjnë Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se këtë obligim ligjor e kanë përmbushur edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës Supreme, kryeprokurori i Kosovës, Rektori i Universitetit të Prishtinës, udhëheqësit e Agjencive.

Ndërkaq, nga 37 komuna të Republikë së Kosovës, 25 kryetar të komunave e kanë deklaruar pasurinë, ndërsa po ashtu nga 29 ndërmarrje publike sa janë në vend, 25 udhëheqës të tyre e kanë deklaruar pasurinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)