20 Maj 2019

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit me objekt të ri dhe hap dyert për publikun

Prishtinë, 17 prill - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) organizon sot aktivitetin “Dita e dyerve të hapura”.

Shkasi i këtij aktiviteti është hapja e objektit të ri të APPK-së që përkon edhe me 19 vjetorin e veprimtarisë.

Përveç prezantimit gjithë ditor të aktiviteteve për të gjithë të interesuarit, APPK organizon edhe dy aktivitet të veçanta, të cilat i vlerëson si  të rëndësishme për një pjesë të publikut, në veçanti për punëkërkuesit. 

Më këtë rast do të mbahet edhe ceremonia e përfundimit të programit përgatitor për 104 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit 2019 do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2019  - Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa i Komunes se Pejes. (Salla e takimeve, zyra e kryesuesit Islam Husaj, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe Koordinatori i testit nacional Rexhep Hoti raportojn para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me testin e organizuar në shkollat e Kosovës. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)
 
- Shoqata Down Syndrome Kosova mban konferencë për media për të njoftuar lidhur me sjellën në Kosovë të grupit te vallëzimit “Larondina” nga Britani e Madhe. (Hotel Parlament në Prishtinë, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Enver Topalli. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)