19 Prill 2024

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall valën e 42 të privatizimit

Prishtinë, 8 shkurt – Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 42 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim.

 

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në janar, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 42 përmban 13 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 17  Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja). Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 3 mars 2010. Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 10 mars 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00. 

lista e plotë e ndërmarrjeve të valës 42:

Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Shitoret Sh.P.K. Kjo ofertë do të ofrojë mundësi të shkëlqyeshme për të blerë Gjashtë Dyqane me sipërfaqe përafërsisht 265.83 m2 së bashku, që gjenden në një lokacion të vetëm në Qendrën Tregtare afër Stadiumit të Qytetit në Gjilan.

Ndërmarrja e Re Restorant Kasollja Brezovicë Sh.P.K. Gjendet përafërsisht 1 km nga qendra e Brezovicës në rrugën kryesore Shtërpcë – Prizren. Kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një hapësirë toke prej përafërsisht 13 ari 94 m2, përfshirë një objekt me sipërfaqe të përafërt prej 180 m² të përshtatshme për restorant.

Ndërmarrja e Re Kasollja e vogël Murzhicë Brezovicë Sh.P.K. Gjendet përafërsisht 4 km nga qendra e Brezovicës në rrugë për në qendrën e skijimit. Kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një hapësirë toke prej përafërsisht 37ari 68 m2, përfshirë një objekt me sipërfaqe të përafërt prej 35 m² i cili aktualisht është i dhënë me qira dhe shfrytëzohet si restorant.

Ndërmarrja e Re Kafiteria Shtërpcë Sh.P.K. Gjendet në qendër të qytetit  të Shtërpcës. Kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një objekt prej përafërsisht 110 m² i cili shfrytëzohet si kafiteri.

Ndërmarrja e re Ndërtesa Administrative Lux SH.P.K. përbëhet nga prona e përshkruar sipas parcelës nr.1451 / 2 dhe 1451 / 4 – dhe me nr. të certifikatës 6341, gjersa gjendet në sheshin Agim Hajrizi në Komunën e Mitrovicës, dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 1203 m2. Në kuadër të kësaj hapësire ndodhet ndërtesa Administrative me sipërfaqe prej rreth1500m2.

Ndërmarrja e Re Mihaliq SH.P.K. përbehet prej tokës bujqësore-kodrinore, me lokacion në fshatin Mihaliq, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 43ha 85ari 81m2 tokë.

Ndërmarrjes e Re Auto Moto “Start” Sh.P.K. përfshin tokën me sipërfaqe rreth 07 ha 12 ari 00 m2, ZK Zidi Sadik Ages II në Komunën e Gjakovës, Ndërtesën me sip. rreth 600 m², Auto-bazën (kontrollimin teknik) me sipërfaqe rreth 140 m² , poligonin me rrugë të asfaltuara prej rreth 1500 m², si dhe cisternën metalike me kapacitet të përafërt prej 10 tonësh.

Ndërmarrja e Re Kooperimi Toka Bujqësore Treboviq SH.P.K. me sipërfaqe totale prej 30 ha 68 ari 36m2 të tokës së punueshme në të cilën ndodhen kompleksi i ndërtesës administrative dhe disa anekse të tjera (pjesërisht dhe/apo krejtësisht të demoluara) që ndodhen në Zonën Kadastrale Bllagajë, Certifikata mbi të Drejtat e Paluajtshme UL-71611005-00030, fshati Treboviq, në komunën e Pejës.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Bec 1 Sh.P.K. përfshinë përafërsisht 135 ha 17 ari 27m2 tokë punuese dhe gjendet në fshatin Cermjan, komuna e Gjakoves. Kjo Ndermarrje e Re do të përfshijë vetëm tokën bujqësore që është e përshtatshme për vreshta dhe drithëra të ndryshme si dhe për plantacionin e pemëve. Ndërtesat tjera, asetet e lëvizshme apo ndonjë tokë tjetër nuk janë përfshirë në këtë tender. Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Bec 2 Sh.P.K. përfshinë përafërsisht 259 ha 82 ari 41 m2 tokë punuese dhe gjendet në fshatin Cermjan dhe Bec, komuna e Gjakoves. Kjo Ndermarrje e Re do të përfshijë vetëm tokën bujqësore që është e përshtatshme për vreshta dhe drithëra të ndryshme si dhe për plantacionin e pemëve. Ndërtesat tjera, asetet e lëvizshme apo ndonjë tokë tjetër nuk janë përfshirë në këtë tender. Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.

Ndërmarrja e Re KB Shtime Zyra Administrative Sh.P.K. ofron investitorit potencial zyrën administrative me oborr ne sipërfaqe përafërsisht 30 ari 13 m² nga e cila përafërsisht 185 m² zyra administrative dhe përafërsisht 2828 m² oborri në qendër të Shtimes me potencial të theksuar për aktivitete komerciale me investime përkatëse.

Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Gllogovc Sh.P.K. i ofron investitorit potencial një mundësi te fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 75 m², e cila gjendet në qendër te Gllogocit, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale.

Ndërmarrja e Re Mekanizimi Podujevë Sh.P.K. i ofron investitorit potencial mundësinë të fitoj lokalin me sipërfaqe totale prej përafërsisht 120m² në qendrën të Podujevës me potencial të theksuar për aktivitete komerciale.

Ndërmarrja e Re Koritniku – Vetëshërbimi Bresanë  SH.P.K. Prona e ndërmarrjes për tu bartur në Ndërmarrjen e Re  përmban lokalin që ndodhet në fshatin Bresanë, Komuna e Dragashit dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 00 ha 03ari 80 m2.

Ndërmarrja e Re Koritniku – Vetëshërbimi Brod  SH.P.K. Prona e ndërmarrjes për tu bartur në Ndërmarrjen e re përmban lokalin që ndodhet në fshatin Brod, Komuna e Dragashit dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 00ha 01ari 83 m2.

Ndërmarrja e Re 25 Maji Shitorja në Suharekë SH.P.K. përmban një shitore me sipërfaqe prej përafërsisht 18m2. Shitorja ndodhet në qendër të Suharekës në rrugën “Brigada 123”. Shitorja aktualisht është dhënë me qira palës së tre.

Ndërmarrja e Re KB Mushtishti SH.P.K  Ndërmarrja e re përfshinë një pronë me sipërfaqe totale te tokës prej 4208 m2 me ndërtese prej përafërsisht me sipërfaqe prej 400 m2 te cilat gjenden ne pjesën atraktive te fshatit Mushtisht  te regjistruara ne emër te KB Mushtishti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)