20 Gusht 2018

Aftësia profesionale tek të rinjtë është plus i madh për ekonominë e Kosovës

Prishtinë, 13 qershor - Oda Zejtare e Dortmundit (OZD), në kuadër të projektit për partneritet të arsimit profesional së bashku me partnerët kosovar,  Shkolla Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK),  të financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), organizuan ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për 11 mësimdhënës të shkollave profesionale të fushës së automekanikes si dhe për katër pjesëtarë të Forca ve të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Udhëheqësi i Projekteve të Partneritetit për Arsim Profesional  në Kosove (OZD), Franc Musolli, pasi falënderoj shtetin gjerman si donator të realizmit te këtij projekti, docentet gjerman dhe mësimdhënësit kosovare tha: “Jam shumë i kënaqur me nxënien e aftësive praktike të pjesëmarrësve gjatë këtij trajnimi. Dhe jo vetëm unë si udhëheqës i këtij projekti por edhe të gjitha shkollat profesionale dhe FSK-ja si pjesëmarrës në këtë projekt, janë shumë mirënjohës për dobin e këtyre aftësive të fituara”.

Pjesëmarrëse në ceremoni, Anja Becky, sekretare e parë në Ambasadën Gjermane në Kosovë, foli për rendësin e arsimit profesional në Gjermani dhe në Kosovë duke theksuar se “Aftësia profesionale për të rinjtë e Kosovës është plus i madh për ekonominë e Kosovës”.

Nga ana tjetër, zv.drejtori i Shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, z. Blerim Gervalla, theksoi se ky projekti ka rritur prestigjin e kësaj shkolle, dhe si rezultat i punës së bërë është rritur edhe numri i nxënësve në këtë shkollë. “Tani kjo shkollë është më e pajisura në Ballkan sa i përket fushës së automekanikes, në të cilën trajnimet kanë zgjatur më shumë se gjashtë vite”.

Ky trajnim është zhvilluar në afat prej nëntë muajsh,  nga të cilat pesë tema profesionale të fushës së automekanikes janë zhvilluar në mënyrë intensive në periudhën pesë javore dhe kanë qenë të mbikëqyrura gjatë tërë kohës nga docentet gjerman. Pjesëmarrësit e trajnimit ishin nga shkollat vijuese: “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, “Mehmet Isai” në Gjilan,  “11 Marsi” në Prizren dhe “Mithat Frasheri” në Gurakoc, sikur edhe pjesëtarët e FSK-së.

Përveç te tjerëve në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues nga Bundeswehr-i gjerman, Kolonel Armin Dausch, këshilltarë logjistike pranë FSK-s, përfaqësues nga AAAPARr, mësimdhënës të shkollave pjesëmarrëse, pjesëtarë të FSK-së dhe të tjerë.

Projekti është realizuar në mjediset e shkollës “Shtjefën Gjeçovi” , repartet e automekanikës, dhe është zhvilluar nga Oda Zejtare e Dortmundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)