20 Prill 2024

Aferat e pambyllura të Gjergj Dedajt

Prishtinë, 14 korrik - I larguar për menaxhim të dobët si zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Scoiale, jozyrtarisht merret vesh se Qeveria e Kosovës ka vendosur të shpërblejë atë me një post të nvielit të njëjtë, tash në Ministrinë e Transportit.

Në ndërkohë, raporti i auditoit gjen shkelje të cilat lidhen drejtpërdrejt me emrin e ish-zëvendësministrit të Punës dhe Mirëeqnies Sociale, Gjergj Dedaj. Bëhet fjalë për avance të pambyllura në vlerë hiq më pak se 10 mijë euro.

Para se të pranojë postin e ri, Dedaj do të ishte mirë të japë shpjegime për aferat e tij në ministrinë që ka qenë më parë. 


Gjergj Dedaj, ish-zëvednësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale për paaftësinë dhe mashtrimet e tij, Qeveria duket se ka vendosur ta shpërblejë me një post të ri, duke e dërguar zëvendësministër i Transportit dhe Postëtelekomunikacionit.

Por para se të kalojë atje ai duhet të kthejë 10 mijë euro në konton e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilat i ka marrë në formë avancesh për udhëtimet e tij të panumërta në Evropë e gjetiu. Ky së paku është konstatimi i Auditotit Gjeneral në raportin e auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqeneis Sociale për vitin 2009. Ky madje është shqetësimi kryesor i ngritur nga auditori në këtë raport. 

Ku mbetën 10 mijë euro?!

Nga raport ceket se për periudhën 2006-2009 kemi avance të pambyllura apo të paarseytuara në shumën totale prej rreth 34 mijë euro. “Gati gjysmën e avanceve të pakthyera e kanë shfrytëzuar dy zyrtarët kyç të Ministrisë; ish-ministri dhe zëvendësministri i tanishëm”, thuhet në raport.

Në konluzcionin e auditorit për këtë gjetje thuhet se gjendja e përshkurar flet për dështime serioze të kontrolleve të brendshme të MPMS mbi menaxhimin dhe shpenzimin e parave publike.

 

“Për më tepër, është shqetësues fakti se në listëv e avancevcve të paarsyetuara gjenden dy zyrtarët më të lartë të Ministrisë”, thuhet në raportin e auditporit. Sipas auditorit, kjo është në kundërshtim me dispoziatat ligjore të Ligjit nr. 03/L-08 mbi Menaxhimin e Financav Publike dhe përgjegjësitë dhe sipas rregullës financiare 02, sipas së cilësavancet duhet të mbyllen më së largu 15 ditë nga dita e mbarimit të udhtimeve zyrtare.

T’i ngrehet veshi Dedajt

Auditori rekomandon ministrin Nenad Rashiq që të ndërmmarë masa urgjente që të kthehen mjetet si në rastin e avanceve të pambyllura të ish-vartësit të tij Gjergj Dedaj. 


“Rekomandojmë Ministrin e MPMS të siguroj: ndërmarrjen e masave të menjëhershme për kthimin e këtyre mjeteve në BKK, nga shfrytëzuesit e këtyre avanceve. Në auditimin e radhës kjo çështje do të jetë në foksu të veçantë të vëzhgimeve tona dhe të forcoj kontrollet mbo zbatimin rigoroz të dispozitave të ligjit Nr. 03/L-048 mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjëistë dhe Rregullës së Thesarit Nr. 02/2009 mbi përdorimin e avanceve për udhëtime zyrtare dhe të gjitha avancet të procedohen sipas kërkesave ligjore”, thuhet në raport.  


Burime në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale shprehen se zëvendësministri Gjergj Dedaj nuk shquhet se ka bërë ndonjë punë me peshë gjatë kohës sa ka qenë në ministri. Madje dyshohet se ai i ka shfrytëzuar resurset e ministrisë për të shkuar në takimet e liberalëve evropianë, ku aderon partia e tij Partia Liberale e Kosovës.

Imazh i keq për Qeverinë
 
Qeveria e Kosovës e pat shkarkuar atë në valën e dytë të riformatimit, për shkak të punës dhe menaxhimit e dobët të tij, me qëllim të freskimit të kuadrove. Ndërsa hapi I fundit i riemërimit të tij, cilësohet si i pakuptimtë dhe që dëmton gjithë imazhin e Qeverisë. 


Përndryshe, analistë politikë, liberalin Gjergj Dedajn e cilësojnë si një politikan avanturist me prirje për t’iu imponuar sa një krahu, sa një krahu tjetër politik. 


Vite më parë ndërkaq ai ishte ndaluar nga policia e Kosovës i cili po tentonte të kalonte disa qytetarë të Kosovës jashtë shtetit, duke i prezentuar ata gjoja si anëtarë të partisë së tij.

/ Infopress/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)