29 Mars 2024

Afati i fundit i deklarimit të pasurisë është data 19 qershor

Prishtinë, 2 qershor - Në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/38 të datës 31.05.2020, për lehtësimin  e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i deklarimit të pasurisë vazhdon deri me datë 19 qershor 2020.

Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsionit kërkon nga zyrtarët e lartë publikë të cilët nuk e kanë bërë ende deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deklarimin e pasurisë në pajtim me Nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228, mund ta bëjnë në Agjencinë kundër Korrupsionit deri më datën 19 qershor 2020.

Formulari i deklarimit të pasurisë duhet të plotësohet në pajtim me Nenet 5, 6, 7, 8 dhe 10, të Ligjit nr. 04/L-050 dhe Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050. Ndërkaq, Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.

Bazuar në Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me situatën rreth COVID-19, Agjencia Kundër Korrupsionit, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale, me datë 17.03.2020, kishte njoftuar të gjithë zyrtarët publikë se: dorëzimi i formularëve të deklarimit të pasurisë mund të bëhet përmes adresës elektronike [email protected]: dhe se afati për deklarimin e pasurisë shtyhet për një kohë të pacaktuar deri në normalizimin e gjendjes.

Gjatë kësaj kohe, pavarësisht gjendjes së krijuar me COVID-19, Agjencia Kundër Korrupsionit ka vazhduar punën sipas rekomandimeve të përcaktuara nga institucionet relevante, duke vepruar dhe funksionuar konform mandatit të saj të përcaktuar në dispozitat e Ligjit Nr. 03/l-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe legjislacionit tjetër dhe ka pranuar në vazhdimësi nga subjekte deklaruese formularët e deklarimit të pasurisë.

Agjencia kundër Korrupsionit, do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.

Bashkëngjitur shkresën e Agjencisë Kundër Korrupsionit, drejtuar institucioneve publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)