19 Korrik 2018

Administrata Tatimore e Kosovës njofton për dorëzimin e plikove me kuponë fiskal

Prishtinë, 17 maj - Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë fitues nga  rimbursimi i kuponëve  fiskal për periudhën TM1 2018, se afati për dorëzim të plikove është vetëm deri nesër me datë 18 Maj 2018, nga ora 8:00-16:00.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018  - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana ku do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik. (Parkun Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetarit të sapozgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryeminsitrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Anulohet - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00) 

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë ceqet xhudisteve Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka. (Federata e Xhudos në Pejë, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)