20 Shtator 2020

AAK: MTPT diskriminon komunat ku nuk udhëheqë PDK

Prishtinë, 1 Mars - Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, në një konferencë me gazetarë kritikoi Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Transportit, e cila, sipas tij, po diskriminon komunat ku nuk udhëheqë PDK-ja. Arifi ka thënë se MTPT nuk po ndan mjete për projektet në investimet e rrugëve lokale në ato komuna ku udhëheqë AAK-ja dhe LDK-ja.

Arifi, tha se qeveria e Kosovës me projekt buxhetin e vitit 2010 i ka anashkaluar qëllimshëm komunat në të cilat nuk i ka fituar zgjedhjet.

Sipas Arifit nga AAK diskriminimi më i madh vërehet nga Ministria e Transportit dhe Postelekomkit e cila në buxhetin e saj për vitin 2010, ka paraparë investime të pabalancuara dhe të turpshme. Tërë këto akuza i ka mohuar Ministria e Transportit e cila ka thënë se ajo invetsimet nuk i ndanë në bazë të udhëheqjes patriake.

Menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar Ministria e Transportit dhe Postelekomunikacionit. Drejtuesit e kësaj ministrie i mohuan akuzat e AAK-së duke thënë se kjo nuk ministri investon në të gjithë territorin e vendit, pa dallim të udhëheqjes partiake.

Sipas AAK-së të njejtin fat sikurse komunat e udhëhequra nga AAK e kanë edhe komunat e udhëhequra nga LDK, siç janë Prishtina, Podujeva, Kamenica, Obiliqi, F.Kosova e të tjera.

AAK i ka bërë ftesë qeverisë së Kosovës që të ndalë siç thotë ajo diskriminimin për e komunave pasi që me kërë po e saboton të drejtën e qytetarëve për votë të lirë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)