06 Dhjetor 2019

Ekonomi

Betohen 38 vullnetarët e rinj të SHBA-ve

Prishtinë, 7 gusht - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett do të administroj Betimin Solemn të shërbimit për 38 Vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas fjalimit të tij të rastit. Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019 - Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin  e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në  për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)   

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)