08 Korrik 2020

Ekonomi

Përurohen zyrat shtesë të BQK-së

Prishtinë, 2 korrik - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë përuruar zyrat shtesë të BQK-së. Guvernatori Mehmeti tha se përurimi i... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me bashkëpunëtorë, do të vizitojë Zonën Ekonomike në Qylagë të Lipjanit. (Fshati Qylagë në Lipjan, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me korona virus. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)