15 Nëntor 2019

974 zyrtarë te lartë do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Prishtinë, 11 qershor - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), në prezencë të mediave dhe shoqërisë civile, ka tërhequr e shortit për zyrtarët e lartë publik që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Sipas shortit, nga 4862 deklarues, formularët e 974  zyrtarëve do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

Përtej kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia ka mandat që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti.

Agjencia këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.

Të bashkëlidhur mund të gjeni listen e zyrtarëve që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar.

Kontrolli i plotë i pasurisë së deklaruar bëhet në përputhje me Ligji nr. 04/L-228 për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, sipas dispozitave të të cilit, kontrollit të plotë i nënshtrohen 20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre.

Procedura e nxjerrjes së listës për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është zhvilluar duke përdorur dy vazo - në njërën vazo janë vendosur nëntë fleta të palosura të cilat janë tërhequr nga përfaqësuesit e mediave.

Vetëm njëra fletëpalosje  ka pasur mbishkrimin, "Përzgjedhësi", kurse të tjerat kanë qenë të zbrazëta.

Njëri nga kameramanët  tërhoqi fletëpalosjen me mbishkrimin “Përzgjedhësi"  dhe, sipas procedurës, tërhoqi një numër nga vazoja e dytë ku ishin po ashtu të vendosur numrat nga 1 deri në 9 fletëpalosje.

Numri i përzgjedhur ishte 6 dhe për të arritur 20%-shin e listës totale ky numër është rritur progresivisht për 5 (pesë) deri në fund të listës.

 

Lista

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2019

- Me rastin e shënimit të Ditës së Avokatisë nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Filarmonia e Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me koncertin e radhës artistik. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, 14:30)
 
- Me rastin e ndeshjes Kosovë - Angli, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 16:15) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 17:00) 

- Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë në Kosovë. (Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 18:30)

- Mbahet konferenca e Klubit futbollistik te Anglisë. (Hotel Emerald, ora 19:30)