16 Prill 2024

80 për qind e grave janë jashtë tregut të punës në Kosovë

Prishtinë, 10 mars - Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës me rastin e shënimit 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka bërë të martën bën prezantimin e lëndës së re “Gjinia dhe Ekonomia”.

Në këtë tubim të prezantimit të kësaj lënde në Fakultetin Ekonomik ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, u tha se një lëndë e tillë është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit midis ABGJ-së e Universitetit të Prishtinës ku është vendosur kjo lëndë pas rishikimit të kurrikules mësimore në Fakultetin Ekonomik.

Kryeministri Kurti duke folur për lëndën e re, e cila për bazë ka ekonominë dhe barazinë gjinore, tha se është alarmuese që 80 për qind e grave janë jashtë tregut të punës në Kosovë.

Kurti tha se gratë në Kosovë kanë shkallën më të lartë të diplomimit, por shkallën më të ultë të pjesëmarrjes në tregun e punës, megjithëse ai tha se ato gra që janë jashtë tregut të punës, “janë duke menaxhuar të gjitha shpenzimet e familjes e duke punuar punët e shtëpisë”.

“Mbi 80 për qind e grave i kemi pasive në treg të punës. Kjo është alarmuese sepse ato janë potencial i pashfrytëzuar ekonomik. Ne nuk mund të ecim përpara pa zhvillimin e kapitalit njerëzor, pa barazi gjinore i humbasim të drejtat e njeriut, pa barazi gjinore e humbasim barazinë shoqërore, barazinë sociale. Pa barazinë gjinore e humbasim demokracinë”, tha Kurti.

Ambasadorja e Ambasadës Suedeze në Kosovë, të cilët e kanë përkrahur këtë nismë, Karin Hernmarck Ahliny, tha se shpreson se Qeveria e Kosovës do të punojë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe në respektimin e barazisë gjinore.

Ajo tha se fuqia e gruas “mund të ndryshojë çdo gjë edhe pse përballet me vështirësi të shumta për arsye të diskriminimit.

“Nuk duhet të kesh muskuj të fortë të marrësh vendime në parlament. Dhe përsëri kjo është përparësia e vetme gjenetike e burrave në krahasim me gratë. Dhe përsëri nuk e sheh këtë në praktikë, nuk sheh që grave po u jepen mundësitë e njëjta. Dhe për këtë arsye duhet të shikojmë mbi këto baza në nivel struktural dhe nivelin politik. Nuk është në pyetje vetëm nga ne si individ barazia gjinore”, tha Ahliny.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj, njoftoi se Kosova është e para në rajon me lëndën “Gjinia Ekonomia”, megjithëse tha se përkundër përparimeve në pjesëmarrjen e grave në punë ekzistojnë ende dallime të mëdha për shkak të ndarjes së pabarabartë apo diskriminimit në punësim.

Në Fakultetin Ekonomike të Universitetit të Prishtinës pas prezantimit, është bërë dorëzimi i një fondi librash “Gjinia dhe Ekonomia” për studentët e këtij fakulteti, e cila do të ligjërohet nga tetori i vitit 2020.

Shkalla e papunësisë së grave në Kosovë është me e lartë se e burrave. 33.4 për qind për gratë dhe 28.5 për qind për burrat, ndërsa sipas asaj që u tha në këtë prezantim, dallimet gjinore mbizotërojnë në të gjitha grupmoshat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)