01 Qershor 2020

6.6 milionë amerikanë aplikojnë për asistencë papunësie

Washington, 3 prill - Një numër rekord prej 6.6 milionë kërkesash për asistencë papunësie u regjistruan javën e kaluar, duke tejkaluar shifrat rekord të një jave më parë, gjë që sinjalizon se pushimet nga puna do të rëndohen në mes të epidemisë së koronavirusit.

Ekonomia amerikane, por edhe ekonomia globale kanë pësuar goditje duke rritur mundësinë e një recesioni, ndërkohë që bizneset vazhdojnë të mbyllin operacionet.

6.6 milionë kërkesa për asistencë papunësia - shifrat e një javës së kaluar shënojnë një rritje të madhe krahasuar me 3.3 milionë kërkesa të regjistruara në javën pararendëse.

Ekonomistët parashikojnë tani deri në 20 milionë vende pune të mbyllura deri në fund të prillit.

Ritmet e papunësisë mund të arrijnë deri në 15% këtë muaj, duke tejkaluar rekordin e recesionit të vitit 1982 kur shkuan në 10.8%.

Shumë pronarë po ulin numrin e punonjësve për të përballuar goditjen që kanë marrë me rënien e aktivitetit, sidomos në hotele, palestra, restorante, kinema apo biznese të tjera që kërkojnë shkëmbime fizike me klientët.

Vendimet e marra nga autoritetet shtetërore për të reduktuar lëvizjet dhe kontaktet fizike të popullatës në një pjesë të madhe të SHBA e kanë shtuar presionin mbi bizneset që nuk janë në gjendje të përballojnë qeranë, pagesat e kredisë dhe shpenzimet e tjera.

Kongresi zgjeroi ndjeshëm sistemin e asistencës për papunësinë përmes paketës stimuluese prej 2.2 trilionë dollarësh. Në paketë parashikohen ndihma prej $600 dollarësh në javë për aplikantin. Ideja është që individi të përballojë jetesën dhe të shpenzojë duke ndihmuar për të rigjallëruar ekonominë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)