06 Tetor 2022

40 vullnetarë të OKB-së përfundojnë detyrën e tyre njëvjeçare në Qendrat Sociale

Prishtinë, 7 maj - Pas një viti punë të palodhur në Qendrat për Mirëqenie Sociale (QPS) në mbarë Kosovën, 40 vullnetarë të komunitetit të OKB-së kanë përfunduar detyrën e tyre vullnetare. Ceremonia përmbyllëse u zhvillua në prani të Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së për Kosovën, Dario Di Benedetto, Udhëheqës i Ekipit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Seksionin për Zhvillim Social në Kosovë – Zhvillimi Social, Resul Makreshi, zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës, dhe Transfereve dhe përfaqësues të tjerë të BE-së, UNDP-së, Vullnetarëve të OKB-së (UNV) dhe institucioneve të Kosovës.

Iniciativa ishte pjesë e projektit për Ndihmë Humanitare (HAP) të financuar nga BE, i zbatuar nga UNDP dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFLT) / Departamenti i Planifikimit Social dhe Familjar (DSFP), Qendrat për Punë Sociale (QPS) në tërë Kosovën, Universitetin e Prishtinës dhe Zyrën e UNV-së në Kosovë.

Gjatë 12 muajve të fundit, skema e praktikës me pagesë për punonjësit socialë, psikologët dhe sociologët e sapodiplomuar, ofroi ndihmë të menjëhershme, duke forcuar kapacitetet e QPS-ve dhe, në të njëjtën kohë, duke fituar përvojë profesionale.

Këta 40 vullnetarë të komunitetit të OKB-së, nga të cilët 36 janë gra dhe 7 nga komunitetet joshumicë tani janë të certifikuar si punonjës socialë të gatshëm për detyra dhe sfida të reja.

“Ne kemi pasur një mundësi unike, në partneritet me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe BE-në për të ofruar një ndihmë për ata që janë në situatat më të cenueshme – duke ngritur kapacitetet e Qendrave të Punës Sociale."

"Ky program i ka parapri bashkëpunimit shumë të nevojshëm midis Qendrës për Punë Sociale dhe të sapodiplomuarve që aspirojnë të bëhen punonjës socialë. Jo vetëm që Vullnetarët e Komunitetit të OKB-së u kanë ofruar qendrave kapacitete të paçmueshme shtesë  – por atyre u është dhënë gjithashtu një mundësi për të fituar përvojë të vlefshme profesionale, duke i lejuar ata të bëhen brezi i ardhshëm i punonjësve socialë,” theksoi Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në fjalën e saj përshëndetëse.

Dario Di Benedetto, Udhëheqës i Ekipit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Seksionin për Zhvillim Social në Kosovë, përgëzoi të diplomuarit për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të treguar për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për t'i bërë komunitetet më rezistente.

“Sot festojmë përfundimin e skemës së praktikës për 40 punonjës socialë, në kuadër të programit “BE për Mbrojtjen Sociale”.

Në 12 muajt e fundit këta profesionistë të rinj kanë zhvilluar aftësi profesionale që janë një pasuri për të ardhmen e mirëqenies sociale në Kosovë.

BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në vazhdimin e reformës së shërbimeve sociale, e cila përfshin edhe dispozita për të garantuar cilësinë e shërbimeve dhe standardet profesionale për stafin”.

Duke përshëndetur të pranishmit, Resul Makreshi, zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve theksoi: “Angazhimi i vullnetarëve të OKB ka mundësuar përfshirjen e gjeneratës së re të punëtorëve social në punë praktike, ka krijuar një mundësi më shumë për secilin student të diplomuar si dhe ka rikthyer besimin në mbështetje për gjeneratat tjera të studentëve të punës sociale. Ne vlerësojmë sukesin e arritur gjatë kësaj kohe duke trajnuar dhe duke ju dhënë mundësinë e punës praktike të rinjëve por dhe duke fuqizuar Qendrat për Punë Sociale”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)