07 Prill 2020

3,705 denoncime të pranuara në ATK

Prishtinë, 23 mars - Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se Qendra e Thirrjeve do të pranojë thirrje (denoncime), nga ora 08:00 deri më 16:00. Shkurtimi i orarit të pranimit të thirrjeve është bërë duke pas parasysh numrin e zvogëluar të thirrjeve (denoncimeve) nga qytetarët në Qendrën e Thirrjeve,  si dhe situatës në të cilën jemi duke kaluar, nga virusi COVID 19.

Ekipet kujdestare të regjioneve të ATK-së dhe Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj (DTM) do të trajtojnë rastet nga ora 08:00 deri në 16:00.

Atka ka theksuar se që nga fillimi i zbatimit të vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve,  nga data 12 mars deri me 22 mars 2020,  në ATK janë pranuar në total 3,705 thirrje apo denoncime për biznese, të cilat kanë rritur çmimet, si dhe për parregullesi tatimore.

"Po ashtu, kemi pranuar edhe 1,091 thirrje për mos zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbyllje të bizneseve,  deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga virusi COVID 19", ka pohuar ATK.

Për të gjitha denoncimet e raportuar në ATK nga data 12 mars deri me 22 mars 2020, janë bërë verifikimet tek 1, 621 biznese, ku nga këto verifikime tek 246 biznese janë konfirmuar shkelje ligjore dhe këto raste janë dërguar në njësinë për shqiptim të gjobave mandatore (mbrenda ATK-së), për nxjerrje të vendimeve ndëshkuese bazuar në raportet e inspektimit,  si dhe konform dispozitave ligjore. Ndërsa, për shkeljet tjera që kanë qenë jashtë fushëveprimit të ATK-së, të konstatuara tek 42 biznese, të njëjtat janë dërguar tek Inspektoriati i Tregut.

ATK po ashtu ka theksuar se diferenca e raportimeve me aktivitetet në teren (3,705 raportime me 1,621 verifikime ne teren),  është pasi që qytetarët kanë raportuar me dhjetra herë për biznese të njëjta.

ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165 . Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)