26 Prill 2024

Zyra greke mbështet MBZHPR-në në realizimin e projekteve bujqësore

Prishtinë, 29 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo u takua sot me  shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo e informoi ambasadoren Athanassiadou për planin e punës, programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.
 
Nga ana e saj, Ambasadorja Athanassiadou ishte veçanërisht e interesuar për thellimin e bashkëpunimit nëpërmjet fondeve IPA dhe fondeve të BE-së dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e ministrisë në realizimin e projekteve të ndryshme bujqësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)