02 Tetor 2022

Zhvillimi rural sigurohet përmes qasjes më të mirë në pronësinë e tokës për gratë

Prishtinë, 11 nëntor - Sot u mbajt konferenca virtuale mbi çështjen e barazisë gjinore në pronësinë dhe kontrollin e tokës, bashkëorganizuar nga FAO, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Unioni Ndërkombëtar i Noterëve.

Aty u paraqitën praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra nga tetë vjet bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar një mundësi për të ardhmen dhe ndarjen e planeve të veprimit në vazhdimësi.

Në fund të vitit 2015, bota u zotua për transformimin e të ardhmes sonë duke iu përkushtuar Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-ve), të cilat parashikojnë reforma për t’iu siguruar grave të drejta të barabarta në burime ekonomike, si dhe qasje në pronësi, kontroll mbi tokën dhe forma të tjera të pronës, në përputhje me ligjet kombëtare.

Kjo i dha shtysë të mëtejshme punës së përbashkët të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, mbi çështjen e barazisë gjinore në pronësinë dhe kontrollin e tokës në Ballkanin Perëndimor, e cila u prezantua sot në këtë konferencë virtuale.

I pranishëm në këtë organizim ishte kryetari i Odës së Noterëve të Kosovës, Z. Aliriza Beshi, i cili ndër tjerash theksoi: “Noterët luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e barazisë gjinore në transaksionet e pronës së paluajtshme dhe në procedurat e pakontestueshme të trashëgimisë. Në planet tona të ardhshme në qendër do të jetë përpami i çështjes së barazisë gjinore në pronësi dhe kontroll të tokës.”

Në vitin 2013, të dhënat sipas gjinisë, të prodhuara dhe të ndara nga secili vend dhe territor, treguan nivele të ulëta të pronësisë së tokës nga gratë, në disa vende deri në tre përqind dhe jo më shumë se 30 përqind në shumicën e rasteve. Megjithatë, nën bashkëpunimin midis FAO dhe GIZ, pronësia e grave mbi token që atëherë është rritur ndjeshëm.

Konferenca “Barazia gjinore në pronësinë dhe kontrollin e tokës në Ballkanin Perëndimor: Duke parë prapa, duke parë përpara” reflekton dhe rrit ndërgjegjësimin për progresin e bërë. Në veçanti, aktiviteti ofron një kuptim të ri se si bashkëpunimi rajonal dhe përfshirja e aktorëve kombëtarë dhe partnerëve të zhvillimit mund të mbështesë arritjen e objektivave të SDG-ve, duke përfshirë, por jo ekskluzivisht, SDG 5, për arritjen e barazisë gjinore.

“Iniciativa gjinore e pronësisë së tokës në Ballkanin Perëndimor ka çuar në të drejta për pronësi më të sigurta për gratë duke rritur qëndrueshmërinë e tyre përballë sfidave ekonomike, sociale, mjedisore dhe shëndetësore, si dhe kontribuon në fuqizimin e grave,” tha Nabil Gangi, zëvendës Përfaqësuesi Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore i FAO, në fjalën e tij përshëndetëse.

 “Qasja e barabartë në pronësinë e tokës është një faktor kyç për suksesin ekonomik dhe fuqizimin e grave”, theksoi Maria Flachsbarth, Sekretare Parlamentare e Shtetit pranë Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, në fjalën e saj të hapjes.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përshtatur legjislacionin e tyre dhe kanë mundësuar incetiva për regjistrimin e titujve të tokës për grate. Ne mund të jemi krenarë për atë që kemi arritur së bashku.”

Garantimi i të drejtave të barabarta tek gratë mbi pronësinë dhe kontrollin e tokës gjithashtu mbështet efikasitetin ekonomik në zonat rurale dhe realizimin e një sërë SDG-ve të tjera, duke përfshirë uljen e varfërisë (Objektivi 1), sigurinë ushqimore (Objektivi 2) dhe mirëqenien e familjeve, komuniteteve dhe vendeve (Objektivat 3, 10, 11 dhe 16, ndër të tjera).

Duke bashkuar vendimmarrës nga zona të shumta dhe agjenci të tokës, përveç noterëve dhe partnerëve të tjerë, konferenca virtuale shfaqi perspektivat nga terreni përmes prezantimeve nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia për shkëmbim të ndërsjellë dhe mësime të nxjerra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i ZyrÑ‘s pÑ‘r Qeverisje tÑ‘ MirÑ‘, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children pÑ‘r KosovÑ‘, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)