29 Mars 2024

Zgjatet deri më 28 gusht afati për aplikim për pagesa direkte

Prishtinë, 12 gusht - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2020 të zgjatet deri më 28 gusht 2020.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, si dhe kërkesave të fermerëve, Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.

Ndryshe, afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione ishte paraparë të mbyllej më 14 gusht 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)