18 Prill 2024

Vullnetarët e Ta Pastrojmë Kosovën evidentojnë mbi 150 deponi të mbeturinave

Prishtinë, 4 shtator - Let’s Do It Kosova njofton se sot ka filluar me hartizimin e deponive ilegale të mbeturinave në të gjithë Kosovën.

Vetëm sot, vullnetarët nga Ta Pastrojmë Kosovën kanë evidentuar më shumë se 150 lokacione të deponive ilegale të mbeturinave në rajonin e Pejës, Prizrenit, Ferizajt e Gjakovës.

Hartizimi që po bëhet përmes Aplikacionit TrashOut, do të përfshijë brezin rrugor të rrugëve magjistrale.

Derisa se ditëve në vijim, hartizimi do të vazhdojë edhe në rajonet e mbetura.

Posa të përfundojë puna në terren e ekipit, Let’s Do It Kosova do të njoftojë për numrin e saktë të të gjitha deponive të evidentuara.

Përmes kësaj komunikate, Let’s Do It Kosova fton të gjithë qytetarët që të raportojnë për deponitë ilegale të mbeturinave që shohin përmes aplikacionit për iPhone dhe Android, TrashOut.

Secilen nga deponitë që ju shihni në afërsi të rrugëve ku ju kaloni, mjafton ta fotografi dhe ta raportoni përmes Aplikacionit TrashOut, duke treguar vendndodhjen dhe llojin e deponisë.

Të njëjtën mund ta bëni edhe duke dërguar mesazh në faqen zyrtare të Let’s Do It Kosova në rrjetin social “Facebook”.

Hartizimi i deponive ilegale të mbeturinave do t’i paraprijë ditës së aksionit të madh “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe do të shërbejnë si bazë e të dhënave për organizimin e aksioneve të pastrimit gjatë fushatës tre mujore. 

Përveç hartizimit, Let’s Do It Kosova njofton se do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të  fushatës së madhe që është nisur për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat, me ç’rast është themeluar edhe Task Forcë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Po ashtu, Let’s Do It Kosova njofton se Qeveria e Kosovës tashmë ka themeluar Task Forcën për mjedisin, 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)