27 Nëntor 2021

Viti 2022 do të ketë rritje të mbështetjes për sektorin e bujqësisë

Prishtinë, 27 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në debatin live të organizuar nga Lëvizja FOL, ku ka prezantuar politikat bujqësore dhe ka treguar se gjatë kësaj periudhe të këtij viti përmes mekanizmave shtetërorë, avancimit të legjislacionit aktual, si dhe politikave të duhura zhvillimore ka krijuar kushte të favorshme për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë, si një prioritet i së ardhmes për zhvillim ekonomik të vendit.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci ka treguar se edhe në kuadër të Planit të Punës së MBPZhR-së kanë arritur të realizojnë shumicën e aktiviteteve të parapara për të përmbushur objektivat e përcaktuara në këtë plan.

Përmes politikave të duhura dhe masave të ndërmarra për finalizimin e të gjitha pagesave të mbetura borxh për përfituesit e vitit të kaluar, Ministri Peci theksoi se kanë mundësuar që viti i ardhshëm të jetë viti që do të ketë rritje të mbështetjes për sektorin e bujqësisë.

“Masat që kemi ndërmarrë gjatë këtij viti, do të mundësojnë që vitin 2022 ta fillojmë pa borxhe për përfituesit e përkrahjes në kuadër të programeve mbështetëse”, ka thënë Ministri Peci.

Po ashtu, Ministri Peci ka treguar se gjatë këtij viti përveç tjerash ka adresuar të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit në procedurat e subvencionimit, ku duke u nisur nga këto të gjetura në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021 kanë zbatuar rekomandimet e dala nga ZKA-ja.

Ndërkaq, pas zhvillimeve që kanë ndodhur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ai ka treguar që për implementimin e programeve mbështetëse për fermerë kanë aktivizuar të gjithë stafin e MBPZhR-së dhe të dy Agjencive që funksionojnë në kuadër të Ministrisë, që të angazhohen për realizimin e kësaj mbështetjeje financiare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)