16 Prill 2024

Verërat kosovare promovohen në panairin “ProWine 2018” në Gjermani

Dusseldorf, 18 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, po merr pjesë në  Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWine 2018”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë “Stone Castle”, “Kosova Wine”, “Bodrumi i Vjetër”, “BioPak”, si dhe bodrumi “Theranda”.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Ndërkohë, gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, ministri Rikalo do të ketë takime me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, pjesë e delegacionit të MBPZHR-së gjatë kësaj vizite është edhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi, si dhe Drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Panairi Ndërkombëtar “ProWine2018”, është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2018.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)