28 Mars 2024

Vazhdojnë aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës

Prishtinë, 23 prill - Me rastin e 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës,  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim më Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, komunën e Prishtinës dhe OJQ- të mjedisore si “Let’s Do it Kosova”, “Green Art Center”, “Ekovizioni”, do të shënojnë këtë festë mjedisore në qendrën “Pylli i Arinjve“, në Prishtinë.

Shënimi i kësaj dite më rendësi të veçantë  për mjedisin do të mbahet sot për arsye se 22 Prilli është festë shtetërore - ditë pushimi, në hapësirën e Qendrës “Pylli i Arinjve”, Prishtinë.

Edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, i mbështetur nga Let's Do It Kosova, Venture UP dhe Komuna e Prishtinës, do të organizojë aktivitete për shënimin e kësaj dite në hapësirën e kampusit të UP-së.

Nën moton “Gjelbëro UP-në”, përmes kësaj iniciative do të këtë pastrim, mbjellje të drunjve dhe të fidanëve në kampus.

 Edhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale organizon po sot diskutimin publik me temën “Politikat e Ambientit në Nivel Lokal”.

Ngjarja përkon me Ditën Ndërkombëtare të Tokës dhe për synim ka  diskutimin për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të avancimit të politikave të mjedisit në përputhje me objektivat dhe përgjegjësitë që dalin nga Strategjia për Mbrojtje të Mjedisit.

Pjesëmarrës në takim do të jenë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi; Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Donjeta Gashi; Drejtorë të Drejtorive të Shërbimeve Publike nga niveli lokal, përfaqësues nga organizatat partnere ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)