14 Gusht 2018

USAID dhe MBPZHR nënshkruajnë marrëveshjen e mirëbesimit

Prishtinë, 8 gusht - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Misioni i USAID-it do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëbesimit për Mbështetjen e Sektorit të Bujqësisë, konkretisht për zinxhirin e vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë. 

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mbahet në objektin e MBPZhR-së dhe pas përfundimit të kësaj ceremonie, ministri i MBPZhR-së, Nenad Rikalo dhe drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të mbajnë konferencë për media.

USAID edhe në të kaluarën ka vepruar në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ndërsa dokumentat e sipërpërmendur paraqesin bashkëpunimin e mëtejmë në mes të të dyja palëve për të zgjëruar mbështetjen e sektorëve të ndryshëm në bujqësi, përfshirë prodhimin e frutavë të butë dhe atë të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)