07 Prill 2020

UNDP mbështet sektorin e pylltarisë në Kosovë

Prishtinë,  18 shkurt – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim një delegacion të UNDP-së, të kryesuar nga koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, me theks të veçantë në sektorin e pylltarisë.

Ministri Mustafa, i ka njoftuar ata për objektivat e MBPZhR-së për këtë vit, si dhe planet e ministrisë për investimet në sektorin e pylltarisë.

Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga koordinatorja Richardson për përkrahjen e mëtejme të projekteve për zhvillimin e zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.

Në anën tjetër, koordinatorja e zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e sektorit të pylltarisë në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)