26 Shtator 2020

UNDP mbështet Prizrenin në uljen e emetimeve të gazrave serrë

Prizren, 11 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit  "Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Projekti për inicimin e VDKZ-ve (Veprimet e Duhura Kombëtare për Zbutje ndaj ndryshimeve klimatike) financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Komuna e Prizrenit, organizojnë prezantim publik sot në ambientin e mbrendshëm të kinemasë Lumbardhi.

Qëlimi kryesor i ngjarjes publike është prezantimi i pilot ndërhyrjeve të përzgjedhura si VDKZ-të Urbane, të cilat do të implementohen në Prizren.

Znj. Xheva Berisha Rexhepi, menaxhere e projektit Urban NAMAs (inicimi i VDKZ-ve) në UNDP do t’i përshëndes të pranishmit me një fjalë hyrëse mbi këtë temë si dhe do të paraqesë një përmbledhje mbi rëndësinë dhe qasjen e këtij projekti.

 Genc Besimi i G-Project sh.p.k. do të prezantojë njërën nga iniciativat e përzgjedhura për t'u implementuar të titulluar "Rikonstrukcioni i gjelbër të rrugëve, rrugicave dhe parkingjeve në Qytetin e Prizrenit".

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)