22 Prill 2021

UNDP lanson raportin për Epokën e Njeriut - planeti është në Duart Tona

Prishtinë, 1 shkurt - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizon sot lansimin e raportit të ri të titulluar “Fronti i ardhshëm: Zhvillimi Njerëzor dhe Antropoceni”.

Jemi dëshmitarë të një epoke të re gjeologjike - Antropocenit, ose Epokës së Njeriut.

Për herë të parë në marrëdhënien tonë të gjatë 300.000-vjeçare, janë njerëzit forca dominuese që po i japin formë planetit dhe jo planeti njerëzve.

Raporti i UNDP-se konsideron se Pandemia e COVID-19 është kriza më e fundit me të cilën po përballet bota, por nëse njerëzit nuk tregohen më miqësorë me natyrën, kjo krizë nuk do të jetë e fundit, sipas raportit të ri nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), “Fronti i ardhshëm: Zhvillimi Njerëzor dhe Antropoceni”, i lansuar më 15 dhjetor 2020 në New York.

''Veprimet tona, veçanërisht varësia jonë nga lëndët djegëse fosile dhe konsumi i lëndëve materiale, po nxisin ndryshimin e klimës, shkatërrimin e ajrit dhe të ujit dhe degradimin e tokës''.

''Ne po prishim ekuilibrat e vetë sistemeve që na duhen për të mbijetuar, e këtë po e bëjmë me shpejtësi dhe ritëm të pashembullt'', thekson raporti i UNDP.

Zhvillimi i qëndrueshëm njerëzor ka të bëjë me aftësimin e njerëzve për të jetuar në potencial të plotë dhe në mënyra të drejta mjedisore. Raporti i Zhvillimit Njerëzor (RZhNj) 2020 krijon skenën për një ndryshim në mënyrën e zhvillimit, veçanërisht në eksplorimin e rrugëve në të cilat zhvillimi njerëzor mund të mbështesë jetën për brezat e ardhshëm.

Raporti përçon edhe mesazhin që të shfrytëzohen mundësitë për të çliruar transformimet me qëllim që njerëzit dhe planeti të prosperojnë bashkërisht. Secili ka një rol por, njerëzit duhet të inspirohen dhe t[u ipet mundësia për të vepruar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)