24 Shkurt 2019

Tetori, muaji i mbjelljes së drunjve dekorativ në Gjilan

Gjilan, 11 tetor – Komuna e Gjilanit, ka shpallur tetorin muaj të mbjelljes së drunjve dekorativ në hapësira publike, parqe, oborre të institucioneve, lagje e fshatra të ndryshme, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën-Gjilanin”, me ç’rast ftohen të gjitha institucionet, kompanitë e ndryshme, komuniteti etj., që të mbjellin drunj dekorativ në gjithë territorin e Gjilanit.

Kështu është thënë sot në mbledhjen e grupit punues për pastrimin, gjelbrimin dhe ruajtjen e ambientit, ku kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka kaërkaur që të përgatitet plan i detajuar për muajin tetor dhe nëntor për pastrim, gjelbrim dhe vetëdijësim.

Haziri në fjalën e tij ka falënderuar ekipet të cilat kanë kontribuar në pastrimin e ambientit, kompanitë e ndryshme, shkollat, institucionet shëndetësore, bashkësitë fetare, shoqërinë civile, të rinjtë, por edhe këshillat e fshatrave e lagjeve dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që të pastrohet ambient.

“Falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar në këtë aksion të madh. Të gjitha institucionet dhe përfaqësuesit e shumtë deri te individët nëpër lagje e fshatra. Deri në javën e ardhshme, nga ekspertët do të caktohet lokacioni për mbeturinat e ngurta-inerte, për të vazhduar pastaj me largimin e deponive ilegale të cilat janë të evidentuara”, ka thënë kryetari Haziri.

“Po përgatitemi edhe për periudhën 12 deri 22 nëntor, kur në Gjilan kompanitë e kontraktuara nga Qeveria së bashku me ato gjilanase do të bëjnë largimin e deponive ilegale të grumbulluara në lokacione të ndryshme. Gjithashtu, do të planifikojmë edhe një organizim të përgjithshëm për pastrimin frontal të gjithë territorit me pjesëmarrje të zgjeruar qytetare”, ka pohuar Haziri, duke kërkuar që Gjilani të bëhet qytet ekologjik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)