19 Mars 2024

Standardet e BE-së duhet të zbatohen në kontrollin e importeve dhe eksporteve

Prishtinë, 18 maj - Përfaqësuesit e Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkatarisë dhe sigurisë së ushqimit.

Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (SAA), e cili hyri në fuqi në prill 2016.

Në diskutim u mbulua një gamë e gjerë temash, siç janë rritja e kontrolleve të importit të ushqimit dhe kafshëve, forcimi i sigurisë së ushqimit brenda Kosovës; sistematizimi i futjes së të dhënave në bazën e të dhënave për identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve, shfrytëzimi i tokës dhe konsolidimi i tokës, statistikat e importit dhe eksportit bujqësor dhe performanca e institucioneve përgjegjëse për bujqësi dhe sigurinë e ushqimit.

Standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: kontrollin e importeve dhe eksporteve, regjistrimin e kafshëve, cilat praktika lejohen në kultivimin e ushqimit, mënyra e përpunimit dhe pastaj etiketimi dhe shitja e ushqimit.

Disa organe të kontrollit janë të përfshira në garantimin e këtyre standardeve: zyrtarët shëndetësorë, inspektorët, veterinerët, laboratorët. Këto janë themeluar pjesërisht në Kosovë dhe janë në proces të zbatimit të standardeve të BE-së.

Bujqësia dhe siguria e ushqimit kanë përfituar nga asistenca substanciale deri tani, sidomos me kontributin e BE-së në skemën e granteve rurale.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)