20 Prill 2024

Sot nis Festa e vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2018”

Rahovec, 7 shtator - Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, këtë vit mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit - Hardh Fest, që do të nis sot dhe do të zgjasë deri më të 9 dielen n’Konak të Rahovecit tek shtëpia e verës.

Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon sot me prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit.

E vecanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, i cili me bendin e tij, do të performojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2018.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)