28 Mars 2024

Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 4 gusht - Komuna e Prishtinës ka lajmëruar qytetarët e Prishtinës që nga sot fillon faza e katërt e dezinsektimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha pregatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës dhe kompanisë kontraktuese dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë në javë me mot stabil dhe pa reshje , për arsye se reshjet e ulin dukshëm efektin e dezinsektimit. 

Në rast të reshjeve të shiut , puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kurr kushtet atmosferike janë të favorshme.

Duke u bazuar në këto të dhëna, kedhe kwtw herw do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve .

Edhe këtë vitë do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave nëpër lagje e caktuara.

Bashkpunimi i qytetarëve në këtë proces sipas komunes është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm .

Gjatë kohës së Dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura , që mos të futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtijë aktiviteti nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm , dhe në bashkëpunim me qytetarët do të japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)