06 Prill 2020

Skenderaj bashkëpunon me CARITAS-in për ndarjen e granteve për fermerë

Skenderaj, 24 janar - Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim përfaqësuesen  e Caritas-it Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, me të cilën ka nënshkruar  një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Skenderaj.

Me këtë rast Kryetari Jashari u shpreh falënderues ndaj Caritas-it Zviceran për përkrahjen që po i japin zhvillimit të bujqësisë në komunën e Skenderajt, duke vlerësuar se investimi në bujqësi është baza e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

Kryetari Jashari tutje ka thënë se si Komunë kanë investuar si asnjëherë me parë në bujqësi dhe për çdo vit kanë rritur buxhetin për grante, duke shtuar se vetëm gjatë vitit 2019 kanë investuar mbi  150 mijë euro në bujqësi.

“Me këtë Memorandum të Bashkëpunimit do të përkrahen rreth 25 fermerë, ku shuma totale e granteve do të arrijë në 57000 euro”, ka deklaruar Kryetari Jashari.  

Nga ana tjetër përfaqësuesja e CARITAS-it Zviceran, Vera Haag Arbenz, ka deklaruar se e mirëpresin nënshkrimin e memorandumit me të cilin së bashku me komunën e Skenderajt sipas saj do të përkrahen fermerët që kultivojnë frutat malore, bimët mjekësore dhe prodhimin e mjaltit.

Rreth procedurave të aplikimit dhe kritereve të përzgjedhjes, fermerët do të informohen me kohë. ​


Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)