29 Mars 2024

Shoqata e Fermerëve dhe e Qumështarëve jashtë grupeve punuese MBZHR-se

Prishtinë, 27 nëntor - Shoqata e Fermerëve Kosovar  të Qumështit dhe Shoqata e Qumështarëve të Kosovës kanë bërë të ditur se Ministria e Bujqësisë i ka lënë jashtë grupeve punuese dy shoqatat më të mëdha në vend që kanë të bëjnë me qumështin.

Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit numëron mbi 2500 fermerë dhe Shoqatën e Qumështarëve të Kosovës që numëron dhjetëra përpunues të qumështit dhe mijëra të ndërlidhur në punën e tyre.

Grupet e Ministrisë së Bujqësisë do të propozojnë kriteret rreth masave 101 dhe 103 për investimet në asetet fizike të ekenomive bujqësore – Prodhuesit e Qumështit si dhe investimet në asetet fizike të përpunimit dhe tregëtimit të produkteve bujqësore në prodhimin e qumështit.

"Çudia më e madhe është se kryetari i Shoqatës së Fermerëve Besim Kuçi, bashkë me një grup fermerësh kishte takuar kryeministrin Haradinaj më 12 nëntor, ku ndër të tjera ishte biseduar edhe per punën e grupeve punuese të Ministrisë së Bujqësisë dhe nga ku ishte rënë dakord që kjo shoqatë të përafqësohej në grupet punuese të ministrisë", thekson komunikata e ketyre dy shoqatave.

Gjithashtu edhe zv. Kryeministri Fatmir Limaj kishte takuar dhe ishte zotuar para shoqatave se Qeveria e Kosovës tash e tutje do të merret intenzivisht me të gjitha kërkesat e Qumështarëve dhe kishte kërkuar formimin e grupeve punuese me këto shoqata.

Mirëpo përveç që Shoqata e Fermerëve nuk është ftuar të përfaqësohet, pa kurrfarë paralajmërimi është larguar edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës Ramadan Memaj që më herët ka qenë pjesë e këtyre grupeve punuese.

"Ne nuk duam të besojmë që ky përjashtim dhe mosinkuadrim ka të bëjë me luftën tonë kundër vajit të palmës."

Asnjë fermer i qumështit nuk është në këto grupe punuese dhe asnjë përpunues i cili nuk përdor vaj palme nuk figuron aty !?

"Ne jemi shumë të zhgënjyer nga një qasje e tillë e cila për neve është diskriminuese".
 
"Ne je mi të vendosur që të mbrojmë deri në fund ineteresat e fermerëve dhe qumështarëve të sinqertë të qumështit, që deri sot janë kujdesur që produktet e tyre të mos përmbajnë materie të rrezikshme për konsumatorin", theksojn Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit dhe Shoqata e Qumështarëve të Kosovë.
.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)