14 Dhjetor 2018

Shënohet dita tradicionale e vjeljes së mollës në Kovragë

Istog, 25 shtator - Për të trembëdhjetin vit me radhë në Kovragë është shënuar manifestimi tashmë tradicional e vjeles së mollës “Dita e Mollës”, me ç’rast në këtë ngjarje kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë Mevludin Krasniqi, përfaqësues të shoqatës “Pema” si dhe shumë qytetarë nga komuna e Istogut dhe mysafirë nga qytetet e tjera të Kosovës.

Me këtë rast të pranishmit në emër të kryetarit Haki Rugova i ka përshëndetur dhe nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, sipas tij është bërë tashmë tradicionale dita e vjeljes së mollës dhe po mundohemi që përmes këtij organizimi me pjesëmarrje të biznese dhe tregtarëve në mënyrë që këta fermerë këto produkte të kenë ku ti plasojnë. Me vjen mirë që sivjet keni një prodhimtari të mirë të mollës, unë shpresoj që me vullnetin e mirë të të gjithë biznesmenëve dhe tregtarëve do të gjeni edhe plasmanin e juaja atje. Shpresoj që ministria me politikat zhvillimore të orientohet më shumë në investime në bujqësi sidomos në përkrahje të fermerëve të mëdhenj në mënyrë që të nxisim një bujqësi sa më intensive. Komuna e Istogut cdo vit i kushton rëndësi bujqësisë dhe financimit në bujqësi përmes financimit të drejtpërdrejtë apo edhe subvencionimit u shpreh ndër të tjera nënkryetari Blakaj.

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë Mevludin Krasniqi, tha se po ndihet shumë mirë në mesin e fermerëve, Kovraga është storia e suksesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe komunës së Istogut dhe vet fermerëve e kultivuesve.

Organizimi i këtij manifestimi u bë nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën patronatin e Komunës së Istogut.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)