29 Mars 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare të Ujit dhe e Meteorologjisë

Prishtinë, 22 mars - Me rastin e 22 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Ujit,  dhe 23 marsit- Dita ndërkombëtare e Meteorologjisë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me MASHT,  komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore “Lets Do it Kosova”, “Green Art Center”, SHUKOS, CDI dhe shoqërinë civile do të shënojnë këtë ditë në Liqenin e Batllavës.

Në shënimin e kësaj dite më rendësi të veçantë për mjedisin do te mbahet Festivali i liqenit në të cilën do të bëhet promovim i rëndësisë së ujit, lojëra për fëmijë, gara me vizatime dhe ese në mes nxënësve me temën “Ujë për të gjithë”.

Po ashtu do të hapet ekspozita e punimeve të vizatimeve të nxënëseve nga Shkollat Fillore te Mesme dhe te Ulët, si dhe punime nga materialet e riciklueshme .

Njëherit do të vendosen  4  pika demonstrimi të metodës së 3R- Redukto, Ripërdor,  Riciklo për ngritjen e edukimit dhe ndërgjegjësimit, përmes eksperteve nga OJQ “GAC- Green Art Center”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)