11 Prill 2021

Sharri në shënjestër të krimit

Prishtinë, 11 janar - Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka publikuar analizën ligjore të quajtur “Sharri në shënjestër të krimit”.

Ky hulumtim adreson shkeljet ligjore që janë bërë në Parkun Kombëtar “Sharri” sa i përket florës dhe faunës të këti parku.

Analiza ligjore në të cilën është punuar 5 muajt e fundit, shtjellon shkatrimin e natyrës së Parkut Kombëtar “Sharri” nga faktori njeri, qoftë individ apo grupë i organizuar kriminalë.

KOSID ka indentifikuar këto kërcënime, si kërcënime kryesore për vlerat e Parkut Kombëtar “Sharri”: Gjuetia Ilegale, Zjarret dhe Degradimi i pyjeve përmes shpyllëzimit.

Disa nga degradimet e natyrës të cilat hulumtimi i KOSID ka arritur t’i identifikojë, janë shkelje të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, dhe këtu po përmendim disa prej tyre :

1.Rritja e numrit të zjarreve në katër vitet e fundit.

2.Dëme pyjore nga prerjet ilegale në sasi të mëdha dhe numër i madh i fletë padieve kundrejtë individëve të cilët kan degraduar pyllin.

3.Fauna në Parkun Kombëtar “Sharri” është shumë e rrezikuar. Speciet në zhdukje po rrezikohen nga gjuetia ilegale në këtë park.

4.Thyerja e një numri të ligjeve nga persona të caktuar për përfitime personale ekonomike.

Këto dhe shumë shkelje tjera të listuara mund ti gjeni në Raportin mbi Parkun Kombëtar “Sharri” – “Sharri në shënjestër të krimit”, të cilin mund ta gjeni në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

Ky hulumtim synon të jetë në shërbim të komunitetit dhe palëve të interesit të cilët mund t’i përdorin të gjeturat e këtij për të parandaluar keqpërdorimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe mbrojtjen e mjedisit dhe florës dhe faunës, për të pajisur grupet e avokimit dhe banorët në luftën e tyre në mbrojtjen e interesit të tyre përmes insitucioneve përgjgjëse, organeve të drejtësisë dhe gjykatave në Kosovë.

KOSID, si organizatë jo-qeveritare, është e njohur për faktin që e fitoi betejën 10 vjeçare kundër investimit në resurse të reja të thëngjillit në Kosovë me qëllim që të promovojë energjinë e gjelbërt, energji e cila duhet aplikuar përmes konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik mbi bazën e idesë së eknonomisë qarkore, duke siguruar përdorim të mirëfilltë të resurseve natyrore dhe mbrojtje të mjedisit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)