22 Shtator 2021

Sfida e mbetjeve ushqimore përfundon hapin e parë të Rrugëtimit

Prishtinë, 22 korrik - Pas tri javësh angazhim, shtatë restoraneve iu dorëzuan çertifikatat për përfundimin e sukseshëm të sfidës së parë të Mbetjeve Ushqimore në Kosovë që trajton problemin e mbetjeve ushqimore në sektorin e gastronomisë. Pesë restorane janë në Prishtinë, një në Graçanicë dhe një në Gjilan.

Në nivel global, humbja e ushqimit dhe mbetjet ushqimore janë burimet kryesore të ndotjes së mjedisit dhe emitimit të gazrave serrë, por çështja mbetet e pa hulumtuar dhe ekziston një vetëdije relativisht e ulët për shtrirjen e ndikimit të tij në Kosovë. Midis 2% dhe 20% të ushqimit të servuar lihet në pjata për shkaqe të ndryshme si mungesa e monitorimit të lëndëve të para në depo, sfidat në parashikimin e numrit të klientëve, madhësia e menyve dhe porcioneve, ushqimi i skaduar dhe porositja nën-optimale.

Sfida, e cila u shpall muajin e kaluar, mobilizoi 18 biznese gastronomie për t'iu bashkuar një udhëtimi 3-javor të menaxhimit të mbetjeve ushqimore, ku shtatë prej tyre e përfunduan atë me sukses. Ky është vetëm hapi i parë drejt qëndrueshmërisë duke eksploruar mundësitë për transformim financiar dhe shoqëror. Këto biznese janë pioniere në ofrimin e zgjidhjeve të reja për zvogëlimin e mbetjeve ushqimore të cilat përfshijnë kompostimin (plehërimin me mbetje ushqimore), rimendimin e menusë dhe madhësive të porcioneve, paketimin e ushqimit të mbetur për mysafirët dhe dhënien e llumit të kafesë për kultivimin e kërpudhave.

Të ndërgjegjshëm për seriozitetin e problemit, akterë të ndryshëm të përfshirë në zinxhirin e vlerës nga furnizimi me ushqim deri te prodhimi u mblodhën sot në ICK për të diskutuar hapat e ardhshëm dhe perspektivën e partneritetit për të zvogëluar mbeturinat e ushqimit në Kosovë përmes një qasjeje më holistike. Diskutimi në tryezën e rrumbullakët u drejtua nga Arian Vranica, Sekretar i Përgjithshëm, Shoqata e Gastronomisë; Landër Kurti, Drejtor Ekzekutiv në AgroVictus dhe Valbona Bogujevci Asistent Përfaqësuese e Përhershme dhe Koordinatore e Programit në UNDP.

Ky aktivitet inovativ dhe tërheqës ishte një iniciativë e përbashkët e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Qendrës së Inovacionit në Kosovë (ICK), Instituti Norvegjez për Kërkime Bioekonomike (Nibio) dhe Shoqatës së Gastronomisë - e cila ishte forca shtytëse në mbështetjen e të gjithë aktorëve të angazhuar në këtë mision.

Shtatë bizneset në sektorin e gastronomisë që përfunduan me sukses sfidën janë: Bagolina Eatery, Renaissance Restaurant, Lura Agrotourism, Hotel Gračanica, Tartine Deli, Anise dhe Margo Garden Bar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)