26 Shtator 2018

SBASHK shpall grevë njëditëshe më 12 mars në të gjitha institucionet arsimore

Prishtinë, 8 mars - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë te ditur se SBASHK-u nuk ka pushuar se angazhuari që përmes dialogut me Qeverinë të arrihet plotësimi i kërkesave tona dhe që Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta të marrë dritën e gjelbër dhe të shkojë në Parlament.

SBASHK thekson se Kryeministri Haradinaj dhe Ministri Bytyqi kanë shtuar angazhimet që kjo çështje të zgjidhet, por sipas informacioneve te tyre është ministri Bedri Hamza dhe Ministria e Financave që pengojnë, pa as edhe një arsye të qëndrueshme, realizimin e kësaj kërkese madhore  dhe prandaj duke u bazuar në Rezolutën e Kongresit 7 të lidhur me veprimet sindikale, SBASHK-u shpall grevë njëditëshe më 12 mars në të gjitha institucionet  arsimore, gjegjësisht në shkollat fillore e të mesme dhe Universitet duke përjashtuar  çerdhet.

Greva do të fillojë në ora 9 dhe do të vazhdojë deri në orën 12 të ditës së hënë, 12 mars 2018. Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve  do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë.

"U  drejtohemi prindërve që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë sepse   këtë ditë nuk ka mësim ngase është grevë njëditore".

"Urojmë që ky veprim i radhës , gjegjësisht greva njëditore e 12 marsit të ndikojë në reflektimin pozitiv e konkret  të Ministrisë së Financave, në të kundërtën pa dëshirën tonë  më 13 prill do të jemi të shtyrë  duke respektuar Rezolutën e Kongresit 7 të SBASHK-ut lidhur me veprimet sindikale të  nisim grevën e përgjithshme e në kohë ta pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e plotë të kërkesave tona", thekson SBASHK
.
SBASHK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit, nxënësit dhe studentët dhe i lut ata që ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të zbatojë sa më shpejtë  obligimet për të cilat është zotuar vetë duke  plotësuar kërkesat legjitime të SBASHK-ut në mënyrë që të mos ketë nevojë në të ardhmen për veprime sindikale, gjegjësisht për greva, të cilat do të ndodhin nëse Qeveria nuk reflekton.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2018  - Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë do ta bëjë hapjen e projektit të arsimit me titull 'Përkrahja e përafrimit përmes arsimit për demokraci dhe të mësuarit të gjuhëve'. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman dhënë  FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku perfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 9:30)

-  IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojn ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit. (Zyrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e katërt te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkesi. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton projektin "Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Mediave për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor".  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës. (Palestra “1 Tetori’’ Prishtinë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë 'Monitorimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Sa po e përmbush detyrën e saj në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë?'. (Hoteli Sirius, ora 10:30)

- Hapet Panairi Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit 2018”, me pjesëmarrjen e rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe ​Turqisë. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conoll nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. (Ndërtesën e Qeverisë, Ish-Rilindja, kati i 9-të, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon aksionin për të pastruar sërish te stadiumi "Fadil Vokrri".  (Zona tek stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 11:00)

-  Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për Përzgjedhje te anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit te Kosovës do të vizitoj kompanine NewCo ferronikeli në Drenas. (Fabrika e Feronikellit në Drenas, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin mban protestë. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Grupi EUNIC në Prishtinë, i cili bashkon përfaqësitë diplomatike dhe qendrat kulturore të Austrisë, Gjermanisë, Francës, Hungarisë, Italisë dhe Luksemburgut, shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:00)

- Shfaqet premiera e koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)