25 Prill 2024

Rriten çmimet e makinerive në bujqësi

Prishtinë, 14 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e dytë të këtij viti.

"Publikimi bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, në tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion", thuhet në një raport të ASK-së. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë në ASK, nga çmimet e konsumit (IHÇK).

Sipas raportit, produktet, që e përbëjnë bazën për Indeksin e Çmimit të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

"Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajëra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera", thuhet në raportin e ASK-së.

Sa i përket Input 2, mallra dhe shërbime që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat (ndërtesat e fermës, punët e tjera, përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre) dhe të tjera.

Indeksi i tremujorit të dytë të inputeve në vitin 2017 ka rënie për -1.2% për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Ndërsa, Indeksi për Input 2 ka rritje për 1.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Ndërkaq, Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) ka rënie  për (- 0.2%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)