25 Qershor 2022

Rikthehet, Hardh Fest

Prishtinë, 23 maj - Festivali tradicional më i madh në Kosovë, Hardh Fest, rikthehet me 2,3 dhe 4 Shtator në Rahovec.  

Mbas një pauze dy vjeçare rikthehet festivali më i vizituar në vend dhe atë më i fuqishëm se kur më parë.

Me plotë risi dhe atraksione me vizitor vendore e ndërkombëtare do të shënojmë edhe një edicion të paharruar me plotë aktivitete origjinale .

Festivali tradicionalisht mbahet në patronatin e Kryetarit të Komunës Rahovec, me përkrahjen e Komunës Rahovec, MKRS, MBPZHR dhe Sponsorëve.

Me 2, 3 dhe 4 Shtator,  Hardh Fest  në Rahovec është Festë !

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)