20 Prill 2024

Qeveria vazhdon përkrahjen për sektorin e qumështit

Prishtinë, 8 shtator - Në vazhdën e takimeve të rregullta koordinuese dhe bashkëpunuese me Shoqatat e Prodhuesve dhe të Industrisë së Përpunuesve të qumështit, duke përfshirë edhe takimin e sotëm, po punohet intensivisht drejt tejkalimit të sfidave me të cilat po ballafaqohet sektori i qumështit në vendin tonë si rezultat i pandemisë COVID-19.

Prodhuesit dhe përpunuesit kosovar të qumështit janë ndër bujqit më të zellshëm në vendin tonë që me përkrahjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtarë kanë ndërtuar kapacitete prodhuese dhe përpunuese për të shërbyer qytetarët kosovar me qumësht dhe produkte të qumështit.

"Ne do të jemi vazhdimisht pranë tyre edhe në këto kohëra të vështira të pandemisë COVID-19 – për të ju ndihmuar në tejkalimin e sfidave me mundësitë ligjore, administrative dhe financiare që kemi në dispozicion", ka thënë MPBZHR. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)