15 Gusht 2022

Qeveria ndan edhe 2.5 milionë euro për fermerët

Prishtinë, 23 dhjetor - Pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur gjatë ditës së sotme, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbajti konferencë për media përmes së cilës kumtoi aprovimin edhe të tri vendimeve mjaft të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, siç është aprovimi i Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028 dhe Strategjisë për Pylltari 2022-2030, si dhe Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Tokën Bujqësore i cili u harmonizua me dispozitat sanksionuese të Ligjit për Kundërvajtje.

Këto dokumente, siç edhe deklaroi Ministri Peci para të pranishmëve, janë dokumente të një rëndësie të vecantë për arritjen e objektivave që ka kjo Qeveri.

“Në aspektin legjislativ për vetëm 9 muaj qeverisje kemi realizuar më shumë se për 9 vitet e kaluara, ndërsa e gjithë kjo vërteton edhe njëherë përkushtimin tonë për qeverisje të mirë dhe ligjore”, tha ministri Peci.

Ajo që vlenë të theksohet me këtë rast është se me vendim të Qeverisë së Rep. së Kosovës sot u ndanë edhe 2.5 milionë Euro shtesë për fermerët përfitues në kudër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2021.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 gusht 2022  - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu  pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial  në Prekaz, ora 16:35)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)