20 Maj 2019

Qeveria mbështet Kooperativën Bujqësore “Krusha”

Prishtinë, 7 gusht - Qeveria ka ndarë 20 mijë euro për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër DOKUFEST dhe 23,920 euro për Kooperativën Bujqësore “Krusha”.

Kjo kooperativë është trashëguese e shoqatës “Grat e veja”, që përbëhej nga gratë kryefamiljare të fshatit Krushë të Komunës së Rahovecit. Kooperativa merret me kultivimin e perimeve dhe përpunimin e tyre.

Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Komisionit Shtetëror për Shënimin e 550 Vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, të shpallur si viti Gjithëkombëtar i Skënderbeut për vendosjen e Kompozicionit të Shtatores së tre udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në oborrin e Shtëpisë së Lidhjes.

Qeveria ka miratuar vendimin për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurim Publik në Republikën e Kosovës për Ministrinë e Punëve të Jashtme në procesin  e pajisjes me sistem të lartë të sigurisë së komunikimit.

Në mbledhjen e sotme është miratuar Projektligji për ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit të marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Komunës së Prizrenit për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme, në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për nevoja dhe interes publik.

Kabineti qeveritar ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për kërkesën e Komunës së Podujevës për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronës të ish-Ndërmarrjes shoqërore kooperativa bujqësore ‘’Përparimi’’, e cila  aktualisht është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, me qëllim të realizimit të interesit publik në Komunën e Podujevës.

Me qëllim të realizimit të projekteve me interes, janë miratuar vendimi për tërheqje nga procesi i privatizimit të pronave në Komunën e Ferizajt, ndërsa për Komunën e Rahovecit është miratuar vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme që menaxhohen nga Agjencia Pyjore e Kosovës në zonën kadastrale të Rahovecit.

Kabineti qeveritar ka rekomanduar që komunat paraprakisht të analizojnë dhe arsyetojnë kërkesat e tyre për prona, për shkak se këto kërkesa mund të krijojnë kosto shtesë për buxhetet e tyre në të ardhmen.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimet për shqyrtim të mëtejmë të kërkesave për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga ndërtimi rrugës regjionale, në segmentin Osojan-Rakosh;  të pronave që preken nga ndërtimi i “Kullës së Dem Ahmetit” me qëllim të shndërrimit të saj në shtëpi muze; dhe  të pronave që preken nga ndërtimi “Qarkores së Gjakovës” zgjerimi i rrugës Gjakovë – Prizren.

Pas shqyrtimit, Qeveria ka miratuar Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2018-2020.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar është informuar për zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës Janar-Qershor 2018. Programi për këtë vit ka 532 masa, prej të cilave 144 janë masa legjislative dhe 388 janë masa zbatuese. Shkalla e zbatimit të përgjithshëm të Programit është 24,33 për qind.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri e ka njoftuar kabinetin qeveritar me kërkesat e komunitetit boshnjak në veri, të cilët kërkojnë që të jenë pjesë e procesit të dialogut për marrëveshjen përfundimtare në Bruksel.

Kryeministri ka shprehur qëndrimin se institucionet e Kosovës janë të hapura për dialog me të gjithë akterët që janë në gjendje të kontribuojnë përmbylljes së dialogut në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2019  - Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa i Komunes se Pejes. (Salla e takimeve, zyra e kryesuesit Islam Husaj, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe Koordinatori i testit nacional Rexhep Hoti raportojn para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me testin e organizuar në shkollat e Kosovës. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)
 
- Shoqata Down Syndrome Kosova mban konferencë për media për të njoftuar lidhur me sjellën në Kosovë të grupit te vallëzimit “Larondina” nga Britani e Madhe. (Hotel Parlament në Prishtinë, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Enver Topalli. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)