29 Mars 2024

Qeveria i ndan MPBZHR 12 milionë euro për programin e Politikave Bujqësore

Prishtinë, 4 shkurt - Në mbledhjen e 61-të me radhë, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në shumën prej 12 milionë eurove në nën programin e Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”.

Gjithashtu në mbledhje është miratuar edhe vendimi për ndryshimin  dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/33, të datës 28 shtator 2020, për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) në sektorin e bujqësisë, Masës 4A – dyfishimi i buxhetit për Programin për Pagesa Direkte për vitin 2020.

Sipas ndryshimit, pika 1 e këtij vendimi riformulohet si në vijim: “Me qëllim të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në sektorin e bujqësisë, Masa 4A- dyfishimi i buxhetit për Programin për Pagesa Direkte për vitin 2020, dyfishohen vlerat e pagesave direkte (subvencioneve) për secilën kulturë të paraparë në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019.

 Për subvencionimin e litrit të verës së prodhuar gjatë vitit 2020 dhe të deklaruar zyrtarisht deri në datën 15.01.2021, dyfishimi nga 4 centë në 8 centë, do të përfshihet në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)