24 Shtator 2020

Qendrat grumbulluese garantojnë tregun për fermerët

Prishtinë, 19 janar - Investimet në qendrat grumbulluese për pemë e perime, kanë lehtësuar veprimtarinë bujqësore të shumë fermerëve vendorë.

Njëra nga këto qendra, e cila merret me grumbullimin e frutave të malit, është kompania “Besiana G”, që menaxhohet nga Visar Aliu e i cili tregon se ka 30 vite që merret me grumbullimin e këtyre frutave.

Në Prelez të Ferizajt, ai grumbullon dhe përpunon dredhëza, mjedra, manaferra e boronica. Në këtë vend frutat e malit i sjellin një numër i madh i fermerëve të kësaj ane.

“Kompania “Besiana G” merret më grumbullimin e frutave të malit. Kemi një eksperiencë më shumë se 30 vjeçare dhe punën tonë e kemi filluar me grumbullim e më pastaj edhe me përpunimin e frutave të malit."

"Tani kompania jonë i ka 400 fermer që kultivojnë mjedrën, dredhëzën, manaferrën, ku gjithë këto produkte të cilat i kultivojnë e kanë një adresë ku të dorëzojnë”, tregon ai.

Duke folur për veprimtarinë e kësaj kompanie, Aliu thotë se fruti kryesor, i cili grumbullohet në këtë fabrikë është mjedra dhe se një pjesë e madhe e këtyre frutave eksportohet jashtë vendit.

Mbi 800 tonë të këtij fruti, Visar Aliu, i dërgoi vitin e kaluar në Gjermani.

“Viti 2019 për kultivuesit e këtyre frutave ka qenë vit shumë i mirë pasi që është rritur dyfish çmimi në krahasim me vitin e kaluar e po ashtu edhe interesimi ka qenë mjaft i madh. Krahas kësaj edhe për neve si kompani grumbulluese ka qenë një vit mjaft i frytshëm sepse ka pasur kërkesa të mëdha për këto prodhime bujqësore e sidomos për mjedër”, thotë ndër tjerash Aliu, duke treguar se gjatë vitit të kaluar kanë arritur të eksportojnë mbi 800 tonë mjedër dhe  200 tonë dredhëza.

Përveç në Ferizaj, “Besiana G” ka edhe 2 pika tjera grumbulluese. Novobërda e Shtërpca janë vendet tjera ku fermerët e këtyre zonave mund të dorëzojnë produktet e tyre. Përfaqësuesi i kësaj kompanie tregon se pas grumbullimit, frutat malore kalojnë në disa faza të selektimit, ngrirjes dhe pastaj dalin në treg.

“Menjëherë pas pranimit të produkteve kompania jonë i ka frigoriferët ku bëhet ngrirja në -40 gradë dhe ku ruhet kualiteti dhe cilësia e produktit. Këto fruta, të cilat i grumbullojmë ne e kërkojnë ngrirjen sa më të shpejtë në mënyrë që qëndrueshmëria dhe kualiteti të jetë sa më i mirë”.

Por, zhvillimin e këtyre qendrave grumbulluese në mënyrë të vazhdueshme e ka përkrahur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Aliu tregon se në gjitha fazat e saj, kompania e tij ka marrë përkrahjen e MBPZHR-së.

“ Në vitin 2014 me përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë kemi rritur kapacitetet ekzistuese  e bashkë me këtë është rritur edhe numri i fermerëve kultivues të këtyre frutave, e të cilët Ministria e Bujqësisë po i përkrahë tashmë me nga 8 centë për kilogram të sasisë së dorëzuar”, ka treguar fermeri Visar Aliu.

Në fabrikën e tij tanimë më nuk është asnjë frut malor, pasi që ai ka arritur t’i shesë të gjitha produktet e grumbulluara nga fermerët

Ai tregon se i kane eksportuar të gjitha produktet  e grumbulluara në vitin 2019.

Cilësinë e produkteve të qendrës grumbulluese “Besiana G” e kanë verifikuar edhe auditorët e vendeve të jashtme. Kjo kompani është e certifikuar me standarde më të larta evropiane.

Përfaqësuesi i “Besiana G”, Visar Aliu tregon se  kjo kompani është e certifikuar me standarde HASP-in ISM 22000,  ISM 9001.

Ndërkaq, tashmë ai thotë se janë në proces të certifikimit të ISF-së, që është standardi kryesor që kërkojnë kompanitë evropiane.

Ndërkaq, në vitin 2020 ai thekson se do të jenë pjesë edhe e standardit BIFS, i cili është standard që kërkohet në tregun anglez. Kjo kompani ka të punësuar mbi 60 punëtorë sezonal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020

- Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)