29 Mars 2024

Punëtorët e pylltarisë ballafaqohen me kushte te vështira të punës

Prishtinë, 19 dhjetor - Sindikata e Pavarura e Pylltarisë së Kosovës (SPPK) përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë.

Po ashtu SPPK shprehet e shqetësuar edhe për rrezikun që i kanoset atyre çdo dit në vendin e punës, ashtu siç ndodhi me rastin e vrasjes në vendin e punës të Rojës së pyllit, Nazmi Rustemi-roje në Rajonin e Prishtinës.

Ndaj, Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës shpreh keqardhje të thellë  për këtë rast, kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtoret e pylltarisë dhe konkretisht Rojtaret e pyllit dhe njëherit bënë thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që këta punëtorë, të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejtë të zbardhet rasti në fjalë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)