24 Prill 2024

Publikohet "Indeksi i Çmimeve të Prodhimit dhe Çmimet në Bujqësi"

Prishtinë, 19 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ 2015-2020 (2015=100).

Për të bërë krahasime dhe për t'i vërejtur ndryshimet, janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2020 dhe për vitin bazik të vitit 2015, (2015 =100).

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. 

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. 

Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Në vitin 2020 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 4.4%, krahasuar me vitin 2019. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje rritje për 2.3% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 3.2% për vitin 2020.

Në vitin 2020 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 12.5%, krahasuar me vitin 2015. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.2% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2015. Indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 10.0 % në vitin 2020, krahasuar me vitin 2015.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)