12 Korrik 2020

Prokuroria e Pejës shkatërron rreth 1,600 kg mish

Pejë, 22 shkurt - Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se në kuadër të planit për luftimin e shitjes se produkteve të dëmshme ushqimore, me kërkesë të kësaj prokurorie  dhe koordnimit me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Pejë,  janë bastisur  gjashtë lokacione të cilat dyshohet se merren me këtë lloj veprimtarie.

Gjatë kësaj bastisja në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekustruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kg mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike.

Prokuroria Themelore në Pejë është e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe kërkon nga të gjithë ata që kanë informacione për ushtrimin e veprimtarive ilegale t'i paraqesin në organet e hetuesisë.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 16:00)