19 Prill 2024

Prodhuesit e qumështit kërkojnë ndihmën e Qeverisë

Prishtinë, 15 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim prodhuesit e qumështit, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet ky sektor gjatë kohës së pandemisë, si dhe për mundësinë që Qeveria e Kosovës t’u dalë në ndihmë.

Me këtë rast, përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit e njoftuan kryeministrin Hoti për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky zinxhir prodhues si pasojë e pandemisë COVID – 19, për prodhimet e tyre që po mbesin pa u plasuar në treg, në të njëjtën kohë kërkuan mbështetjen e kryeministrit Hoti dhe të Qeverisë së Kosovës për tejkalimin e kësaj situate.

Kryeministri Hoti tha se Qeveria është e gatshme për ta ndihmuar këtë sektor brenda mundësive ligjore dhe financiare.

“Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim për mbështetjen e sektorit privat dhe të prodhuesve vendës dhe përmes ministrive të linjës do të gjenden mënyra të përshtatshme për përballimin dhe tejkalimin e sfidave, me të cilat po përballen prodhuesit tanë, duke përfshirë edhe prodhuesit e qumështit”, theksoi kryeministri Hoti, i cili kërkoi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ta shtojë kontrollin në terren për të siguruar ndarje të qartë të produkteve me bazë qumështin e freskët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)