28 Mars 2024

Prishtina subvencioni me 140,000 euro blegtorët, dhe me 50,000 euro bletarët

Prishtinë, 30 gusht - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Drejtoria e Bujqësisë ka realizuar projektin e subvencionimit të fermerëve në fushën e blegtorisë dhe bletarisë.

Për blegtori, janë përkrahur fermerët që kanë 3-10 krerë gjedhe qumështore, ndërsa 30-150 krerë dele dhe dhi.

Nga 313 fermerë që kanë aplikuar, kriteret i kanë plotësuar 291 sosh. Shuma e ndarë për një për një gjedhe është 53 euro, kurse për një dele ose një dhi 10 euro.

Në bletari, janë përkrahur të gjithë ata që kanë pasur 10-30 shoqëri të bletëve, ku prej 223 aplikantëve, 219 i kanë plotësuar kushtet. Për një shoqëri të bletëve, janë ndarë nga 8.5 euro

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)