25 Prill 2024

Prezantohet festivali i Verës dhe Rakisë “Hardh Fest”

Prishtinë, 21 gusht - Me sloganin “Mbas verës, vjen Vera,” festivali “Hardh Fest” këtë vit do të sjellë shumë risi dhe atraksione vreshtare, verëtare, turistike dhe kulturore.

Për tu njoftuar me krejt ato që do ndodhin gjatë HardhFest’it, festivalit të vetëm të Verës dhe Rakisë në Kosovë organizuesit e festivalit mbajn sot konferencë për media.
 
Vjelja e e rrushit nuk është aq e thjeshtë sa duket.

Për aktivitetet, muzikën dhe gjithkça që do të ndodh më 7 – 10 shtator, do te mësohet sot në konferencë. 

Këtë vit, me sloganin “Mbas veres, vjen Vera”, mbahet edicioni i 16 i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të nisë më 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 10 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

Festa e Vjeljes së Rrushit, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 32 mijë vizitorë nga mbarë bota.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)